EMRAT| Sillnin në Shqipëri dokumente false, në pranga 3 persona

13 Qershor 2023 | 10:49

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Watermark” u arrestuan shtetasit Mariglen Hoti, Shkëlqim Hoxha dhe Ilir Hoxha.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin Mariglen Hoti në Kamzë dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar si i falsifikuar. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Shkëlqim Hoxha dhe Ilir Hoxha siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit dhe më pas ia sillnin shtetasit Mariglen Hoti kundrejt pagesës; ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri”, bëri me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026