Rrëzimi i ashensorit në Krujë, arrestohet drejtuesi teknik i kompanisë
Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin teknik të kompanisë së ashensorëve, dy punëtorët e të cilës u dëmtuan të hënën pas rrëzimit të ashensorit në një pallat në ndërtim, në Krujë.
Punëtorët e komanisë në fjalë morën plagë të shumta pas shkëputjes së platformës së ashensorit gjatë punës për montimin e tij.
Materialet në ngarkim të drejtuesit teknik të firmës i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që punonjësit ndodhen në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. B., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, drejtues teknik i një firme ndërtimi. Ditën e djeshme, në lagjen “Zim Zenel”, Krujë, në një pallat që ndërtohet nga një firmë me drejtues teknik shtetasin M. B., gjatë procesit të punës për montimin e ashensorit është shkëputur platforma e ashensorit dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z. S., 50 vjeç.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla