Dyshohet se i ngacmoi të dashurën, shqiptari rreh për vdekje me grushte italianin

13 Qershor 2023 | 10:30

Giuseppe Tucci, një zjarrfikës italian vdiq pasditen e së hënës 12 qershor pasi u rrah brutalisht me grushte nga një 28-vjeçar shqiptar.

34-vjeçari u sulmua jashtë një lokali nate në Rimini Frontemare, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

34-vjeçari dyshohet se u godit me rreth pesëdhjetë grushta, shumë prej të cilave ishin drejtuar edhe në fytyrë. Menjëherë i ndihmuar nga mjekët dhe infermierët Tucci u shtrua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marrra.

Për vdekjen e Giuseppe Tucci u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje një 28-vjeçar shqiptar, i cili punonte si truprojë në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e vrasjes, por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

Pasi e ka nxjerrë jashtë për të sqaruar konfliktin, sherri mes shqiptarit dhe italianit ka degraduar në dhunë fizike duke bërë që truproja ta godiste me grushte në të gjithë trupin.

Tucci ishte babai i një vajze dhe që prej vitit 2019 ishte pjesë e ekipit të zjarrfikësve në aeroport.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026