EMRAT| Të akuzuar për korrupsion, AMP ekzekuton masat e sigurimit ndaj 5 policëve
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të caktuar nga Gjykata e Elbasanit për 5 efektivë të Policisë, të cilët akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Fallsifikim kompjuterik”.
Sipër burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se efektivët ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurimit personal janë Endri Hazizi, Aurel Tahiri, Xhevahir Stërmugu, Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj.
Sipas Policisë, ndaj tyre ishte vërtetuar me prova përfshirja në veprime korruptive me drejtues automjetesh, të cilët ishin kapur në shkelje administrative nga aparaturat e radarit të Policisë Rrugore.
Njoftimi i Policisë:
📍Elbasan – Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndaj 5️⃣ punonjësve të policisë me detyrë “Trupë shërbimi” pranë Seksionit të Menaxhimit Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Fallsifikim kompjuterik”.
➡️ Masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për punonjësit A. T., 32 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe XH. S., 50 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”.
➡️ Masa e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” për punonjësit E. K., 33 vjeç dhe N. XH., 34 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Pas hetimit 4-mujor të kryer nga AMP me metoda speciale proaktive nën drejtimin e Prokurorisë, është arritur të vërtetohej me prova përfshirja e këtyre punonjësve në veprime korruptive me drejtues automjetesh, të cilët ishin kapur në shkelje administrative nga aparaturat e radarit të Policisë Rrugore.
Hetimi ka nisur pas ankesave të adresuara nga qytetarë të ndryshëm pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
#vetëpastrim #amp08009090
Për ankesa me Whatsapp: 0694151511
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta