EMRAT/ Të shtënat me armë në Kukës, plagosen dy persona! Në kërkim 2 vëllezër
Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në orën 14:35 në qytetin e Kukësit. Të plagosur kanë mbetur dy persona. Të plagosurit janë identifikuar si Amarildo Cena dhe Sadik Kapica.
Policia bën me dije se lidhur me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy vëllezër të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ata janë identifikuar si Fatri e Ndricim Iseberi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen hetimet për zbardhjen e plagosjes.
“Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër). Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre.
Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit’, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit