EMRAT/ Vdekja e minatorit në Bulqizë, 2 të arrestuar dhe një i proceduar
Policia ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar një të tretë, pas vdekjes së një minatori të martën në një subjekt minerar në Bulqizë, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri.
Në pranga ranë dy punonjës të stafit teknik, Gasper Kola, 47 vjeç, me detyrë brigadier, dhe Behar Cami, 62 vjeç, teknik, të dy banues në Bulqizë.
Në gjendje të lirë u procedua penalisht edhe drejtuesi teknik i subjektit, Remzi Pupli, 67 vjeç, banues në Peshkopi.
Ata akuzohen se nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë.
“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar ku humbi jetën minatori K. D., 38 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë