EMRI/ Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, dhunoi gruan në një lokal

8 Dhjetor 2022 | 09:35

Policia e Tiranës ka arrestuar 33-vjeçarin Amarildo Shabanin, pasi ai ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Amarildo Shabani ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ndërkohë gruaja e tij ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje nga gjykata.

Mbi 33-vjeçarin rëndojnë akuzat: “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026