Të shtëna në veri të Kosovës, gazetari zbulon grupet që shkaktojnë trazira
Gazetari Kosovë Gjoci ka dhënë detaje në lidhje me tensionet që janë krijuar së fundmi në veri të Kosovës.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, ai tha se në veri janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas burimeve të tij, në momentin që zyrtarët e KQZ kanë mbërritur në zyrat e tyre para objektit, janë mbledhur një grup njerëzish dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë.
Më tej, ai bëri me dije se zyrtarët kanë lënë zyrat dhe nën shoqërimin e policisë janë larguar. Dyshohet se pas këtyre incidenteve qëndrojnë grupet politike.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Mitrovicë të Veriut.
Për ngjarjen në fjalë ka pasur reagime të shumta nga opozita, ku Ramush Haradinaj ka kritikuar kreun e qeverisë Albin Kurti.
Zyrtarët e KQZ gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme kanë thënë se nuk mund të sigurojnë punëtorët e tij dhe se për ta kërkohet siguri. Bëhet e ditur ndër të tjera se ato do të komunikojnë me institucionet e vendit në mënyrë që të vendosin se si do të zhvillohen zgjedhjet.
Disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan të martën hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.
Në këto dy komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviç që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në