EMRI/ Arrestohet në Francë shqiptari i dënuar me 5 vite burg për drogë

20 Janar 2025 | 14:57

Policia franceze ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

46-vjeçari Elton Beqiraj ishte dënuar në vitin 2021 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 5 vjet burgim dhe u kap si rezultat i një operacioni të koordinuar nga Policia e Shtetit shqiptar dhe autoritetet franceze, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit përmes Interpol-it në operacionin “Five”.

Shtetasi Elton Beqiraj, 46 vjeç, akuzohet se ka shitur heroinë dhe pilula metadon në vitin 2019. Ai u kap nga autoritetet franceze, të cilët e kanë arrestuar për qëllimin e ekstradimit të tij në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026