Emri| Bie nga lartësia në vendin e punës, ndërron jetë shqiptari në Itali
Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën 53-vjeçarit shqiptar Lulzim Buci në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi në një magazinë në provincën e Frosinone, ku Buci dhe një koleg i tij po punonin për heqjen e disa fletëve azbesti nga çatia e strukturës.
Sipas raportimeve, struktura e betonit ku ata ndodheshin u shemb papritur, duke i bërë punëtorët të binin nga një lartësi prej rreth 6 metrash. Për fat të keq, Buci nuk mundi të mbijetojë pas rënies dhe humbi jetën në vend.
Kolegu i tij, një 31-vjeçar me origjinë marokene, i cili është gjithashtu punonjës i së njëjtës kompani, mbeti i plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Romës, ku po merr trajtim mjekësor. Gjendja e tij raportohen se është e stabilizuar, por mbetet nën mbikëqyrje.
Lulzim Buci, banues në Fiorenzuola d’Arda në zonën e Piacenza-s, punonte për një kompani në Imola.
Autoritetet lokale, përfshirë inspektorët e Karabinierëve dhe ASL, po hetojnë rrethanat e aksidentit për të përcaktuar shkaqet dhe për të identifikuar përgjegjësitë.
Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s