EMRI| I dënuar me 30 vjet burg në Itali, ekstradohet nga SHBA shqiptari

19 Nëntor 2025 | 09:24

Një shtetas shqiptar i dënuar me 30 vjet burg për vrasje në shtetin italian është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albanias të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyrën e Hetimeve Kriminale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në koordinim të veprimeve të përbashkëta me Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, prej shumë kohësh, ka bashkëpunuar duke shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar Kamer Duhanxhiu 44 vjeç.

“Ky shtetas, në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.

Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë, më datë 19.11.2025.

Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane”, bëri me dije policia.

Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Përparim. Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka përplasur një këmbësor, i cili...
10:27 | 24/07/2026

Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat

Në ditën e tretë, riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshihet pylli me pisha Zjarri mes fshatit Lekas dhe Voskopojës është riaktivizuar në ditën e...
10:23 | 24/07/2026