EMRI/ I mori një personi 20 mijë euro, AMP arreston ish-oficerin e Gardës

3 Nëntor 2025 | 17:42

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ekzekutuar sot masa sigurie ndaj një ish-punonjësi të Gardës së Republikës dhe një shtetasi tjetër.

Të dy janë të dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit zyrtar, janë caktuar masat e sigurisë:

  • “Arrest në burg” për shtetasin Zef Mali i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ushtronte detyrën e oficerit pranë Gardës së Republikës, me gradën Komisar;

  • “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin K. D., banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim.

Hetimet e zhvilluara me metoda speciale kanë provuar se të dy personat, në role të ndryshme, kundrejt shumës prej 20 mijë euro, i kishin premtuar një shtetaseje kallëzuese se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026