EMRI/ Kapet i kërkuari nga Italia, akuzohet për pjesëmarrje në 71 vjedhje me armë dhe dhunë

31 Dhjetor 2025 | 10:24

Policia e Mirditës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Shtetasi i arrestuar është 35-vjeçari, Martin Zheri, alias Martin Tirtja, i cili u kap në qytetin e Rrëshenit teksa lëvizte si pasagjer në një automjet.

Ai u ndalua dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali.

Zheri është i akuzuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një grup kriminal që ka kryer 71 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh me armë gjatë vitit 2023 në banesa në katër rajone të Italisë.

Gjykata e Milanos në vitin 2024 i caktoi Martin Zherit masën e sigurisë “Arrest në burg” për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim prone, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, policia ka proceduar penalisht shtetasin G.N., 37 vjeç, i cili drejtonte automjetin me të cilin lëvizte Zheri, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët e saj për finalizimin e procedurës së ekstradimit të Martin Zherit drejt Italisë.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i sigurimit të informacioneve në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të autoriteteve në Itali, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Romën, nëpërmjet Interpol Tiranës, u finalizua operacioni “Mekanizmi”.

Në kuadër të operacionit u kap teksa lëvizte me automjet në Rrëshen, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. Zh. alias M. T., 35 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi M. Zh. alias M. T. akuzohet se gjatë vitit 2023, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të Italisë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për secilin rast, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se janë armatosur, kanë kryer krimet kundër pronës dhe më pas janë larguar me automjet.

Më tej, në vijim të operacionit “Mekanizmi”, nisi procedimi penal, për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”, për shtetasin që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte 35-vjeçari, G. N., 37 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq, Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit M. Zh. alias M. T., në Itali”, thuhet në njoftim.

https://streamable.com/4yl00h

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026