EMRI/ Në kërkim për kultivimin e 2000 bimëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës këtë të mërkurë ka arrestuar shtetasin, Klodjan Kalemin, i cili ishte shpallur në kërkim.
Sipas raportimeve të policisë, Kalemi në vitin 2023, kultivoi në një ambient të mbyllur, magazinë, në fshatin Marikaj, rreth 2000 bimë dhe fidanë narkotikë dhe duhet të vuaj dhe 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Finalizohet nga komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7, operacioni policor i koduar “Lokacioni”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Në vitin 2023, kultivoi në një ambient të mbyllur (magazinë), në fshatin Marikaj, rreth 2000 bimë dhe fidanë narkotikë, kapet 48-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te puna informative, për përcaktimin e vendndodhjes së shtetasve në kërkim dhe për kapjen e tyre, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7 finalizuan operacionin “Lokacioni”, gjatë të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Klodjan Kalemi 48 vjeç.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, atij i duhet të vuajë dhe 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Në vitin 2023, në fshatin Marikaj, në një ambient të mbyllur (magazinë), ai kultivoi 1035 bimë narkotike, në vazo, dhe 907 fidanë narkotikë, në kubikë, duke shfrytëzuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh