EMRI Përdori qendrën e tatuazheve për trafikun e drogës, arrestohet i riu në kërkim
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Bëhet me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Armando Behari, 29-vjeç, i cili akuzohet se në vitin 2022 ka përshtatur një qendër tatuazhesh për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Center”.
Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Armando Behari, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Në vitin 2022, 29-vjeçari ka përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar