EMRI| Plagoset me thikë 40-vjeçari në Korçë

4 Shkurt 2025 | 21:10

Një person është plagosur me thikë mbrëmje e së martës në qytetin e Korçës.

Policia tha se rreth orës 20:15, shtetasi Ergyst Shtylla, 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të katedrales së Korçës, ku një person ende i paidentifikuar  për policinë ka qëlluar tri herë 40-vjeçarin Ergyst Shtylla duke e lënë të plagosur rëndë.

40-vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin e Korçës në sallën e reanimacionit ku po i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që dy persona mësohet të jenë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur në Bulevardin “Republika” në Korçë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026