EMRI/ Prona, apartamente e biznese: Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 mln euro pasuri

4 Dhjetor 2025 | 09:41

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka sekuestruar rreth 4 milionë euro pasuri të shtetasit Pelivan Canaj dhe familjarëve të tij.

Pelivan Canaj është nën hetim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet çuan në bllokimin e një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë prona, ndërtesa, njësi shërbimi, apartamente dhe truall në qytetin e Vlorës.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

  • Truall 1,600 m² në emër të Pelivan Canaj;

  • Bodrum 841.75 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 112.82 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 36.14 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 59.5 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 47.27 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 97.42 m² në emër të F.C.;

  • Apartament 72.36 m² në emër të shoqërisë “F” shpk;

  • Apartament 89.90 m² në emër të shoqërisë “F” shpk;

  • Njësi shërbimi 324.17 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 318.16 m² në emër të F.C.;

  • Ndërtesë 115 m² në emër të F.C.

Prokuroria e Vlorës po vijon hetimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026