EMRI/ Tentoi të vriste me thikë një person në Krumë, arrestohet 62-vjeçari
Policia në qytetin e Krumës dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë parandaluar një ngjarje të rëndë e cila nisi mes dy personave për shkak të një konflikti.
Sipas informacioneve zyrtare, në lagjen nr. 1 një 60-vjeçar është goditur me mjet prerës, dhe vetëm pak minuta pas ngjarjes, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit Qazim Cahani, 62 vjeç.
Qazim Cahan banues në Krumë, gjatë një konflikti pranë dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin I. F., 60 vjeç, nga fshati Vranisht. I lënduari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë