EMRI/ U konfliktua me armë me tre persona, arrestohet 27-vjeçari nga Mamurrasi

Konflikt për pronën
25 Janar 2023 | 13:36

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Xhulio Vela, të shpallur në kërkim, për një konflikt me armë zjarri të ndodhur në vitin 2021.

Në tetor të vitit 2021, në rrugën “Frosina Plaku”, shtetasi në fjalë është konflikuar me armë zjarri, me disa shtetas, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armën e zjarrit, tip pistoletë.

Në lidhje me këtë ngjarje gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

27-vjeçari nga Mamurrasi, rezulton gjithashtu i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026