Vritet 35-vjeçari në Selenicë nga djali xhaxhait! Autori shpallet në kërkim (EMRAT)

1 Nëntor 2025 | 21:02

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 36-vjeçarit Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë.

Sipas informacioneve, autori i dyshuar është Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të viktimës. Ai është shpallur në kërkim dhe dyshohet se pas krimit është larguar drejt zonës malore përreth.

Gazetari i Euronews Albania, Algert Harizi, raporton se Bertil Alliaj është i shpallur në kërkim edhe më herët, si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015, ku mbetën të vrarë tre persona,  Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.

Ngjarja e fundit ndodhi rreth orës 20:25, kur familjarët gjetën Dalan Alliajn pa shenja jete. Fillimisht u raportua se ai ishte plagosur rëndë dhe ishte transportuar drejt spitalit të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Motivet e ngjarjes ende nuk janë të qarta. Policia ka shoqëruar pesë persona për t’u marrë në pyetje, mes tyre një tjetër djalë të xhaxhait të viktimës, kryeplakun e fshatit dhe tre banorë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Forcat e rendit po vijojnë kërkimet intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026