EMRI| Vrau babanë me thikë, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

28 Tetor 2025 | 15:32

Policia e Durrësit ka arrestuar 25-vjeçarin Marjan Kodheli i cili vrau me thikë babanë e tij ditën e sotme në fshatin Shkallnur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00 ku shtetasi Marjan Kodheli 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, vrau me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin Pjeter Kodheli 69 vjeç, teksa ndodheshin në banesën e tyre.

Pas krimit 25-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes dhe u vu në pranga nga policia pranë vendit të ngjarjes pa bërë rezistencë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026