EMRI/ Vritet 30-vjeçari shqiptar në Itali, dyshime për krim pasioni! Në pranga autori

21 Mars 2026 | 11:01

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje mbrëmjen e së premtes në Itali. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 23:45 përpara një restoranti në Arezzo, të Italisë.

Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj. Ai u qëllua nga katër plumba sipas hetimeve fillestare. Një nga të shtënat e qëlloi në qafë duke rezultuar fatale. Një plumb tjetër goditi kornizën e derës së restorantit.

Forcat e rendit u mobilizuan menjëherë dhe nisi kërkimi për autorin e ngjarjes. Rreth orës 2 të mëngjesit autoritetet arrestuan autorin e dyshuar, një shqiptar 35-vjeçar.

Trupi i viktimës u transferua në morgun e spitalit San Donato në Arezzo. Dyshohet për krim pasioni. Viktima në fund të turnit të saj të punës, ishte ndalur për të folur me ish-të dashurën e saj me origjinë rumune.

Në atë moment, partneri aktual i gruas mbërriti dhe duke i parë së bashku, humbi kontrollin dhe hapi zjarr. Hetimet vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026