Emri/ Zgjidhet zvëvendëskryetarja e re e GJKKO-së

gjkko
27 Dhjetor 2022 | 12:16

Saida Dollani është zgjedhur zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Dollani është zgjedhur gjatë mbledhjes së gjytarëve të mbajtur këtë të martë në GJKKO.

Ajo zëvendëson në këtë post magjistraten Nerina Kosova, e cila ka pasur dhe kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022.

“Gjyqtare Saida Dollani, merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022.

Magjistrate Saida Dollani ushtron funksionin e gjyqtares së gjykatës së apelit që nga data 05.04.2004, fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda (05.04.2004-19.12.2019) dhe nga 19.12.2019 dhe në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026