Ende asnjë propozim konkret për ndarjen administrative të vendit
Gjatë korrikut, komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale zhvilloi dëgjesat e para për efektin që ka dhënë ndarja administrative e vendit 8 vite më parë.
Organizatat e shoqërisë civile dhe akademikët thanë se reforma nuk uli shpenzimet.
Për shoqërinë civile, një pjesë e shërbimeve iu mohuan qytetarëve për shkak të largësisë së vendbanimit të tyre me njësinë administrative. Ndërsa akademikët ngritën shqetësimin e humbjes së rolit të qarkut dhe mbështetën idenë e socialistëve për ndarjen e vendit në rajone.
Në komision raportuan edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe disa prej kryetarëve të bashkive.
Deri më tani, komisioni ka zhvilluar vetëm seanca dëgjimore por ende nuk janë dhënë propozime konkrete për ndarjen e re territoriale të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndarja administrative rriti me 11 mijë numrin e punonjësve në 61 bashki
- Ndarja e vendit me rajone, akademikët: Me hartën aktuale, qarku ka humbur rolin
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta