“Ëndërr në papafingo”, regjisori Leka Bungo sjell komedinë në teatrin Skampa
Regjisori i njohur Leka Bungo sjell për publikun artdashës komedinë “Ëndërr në papafingo”.
E cilësuar si komedia e zezë, ajo përcjell realitetin e viteve ’70, ku përmes satirës dhe humorit flitet për një kohë që nuk duhet rikthyer më.
“Ëndërr në papafingo” e cilësuar si komedia e zezë me regji dhe skenar të Leka Bungos ngjitet në teatrin Skampa në Elbasan.
Kjo shfaqje sjell për publikun artdashës realitetin e viteve ’70, ku përmes satirës përcillen mesazhe të forta për një kohë që nuk duhet të kthehet më.
Personazhet e kësaj komedie përpiqen të përfitojnë përmes biografisë, ndërsa protagonistët luftojnë për lirinë.
Për përjetimet e tyre në skenë flasin vetë aktorët duke e cilësuar publikun elbasanas si shumë mikpritës.
Aktorja Ilirida Bejleri rrëfen se kjo komedi ishte sfidë për notat dramatike që pëcjell personazhi i saj
“Ndërsa, aktori i njohur Florian Agalliu edhe pse interpretimet e tij nuk kanë qenë të shumta në teatrin “Skampa”, shprehet se publiku e ka kuptuar veprën dhe ka reaguar më shumë nga sa vetë kasti mund ta priste”, Ilirida Bejleri.
Për aktorin Artan Islami, kjo komedi sjell me shumë finesë të kaluarën , por me mesazhet e forta që përcjell, ajo i flet të tashmes.
“Ëndërr në papafingo” është komedia me regji dhe skenar të Leka Bungos, që do të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan më 22 janar, në orën 13:00 dhe në orën 18:00”, Artan Islami, aktor.
Në muajt në vazhdim kjo komedi do të shfaqet në disa qytete të tjera të vendit tonë.
Ngjitet në teatrin “Skampa” në 22 janar në 13:00 dhe 18:00. Shfaqja sjell për publikun realitetin e viteve ’70.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë