Turistët shpenzuan 2.5 mln € në Korçë, në fund të 2024 u prenotuan 4000 shtretër

21 Janar 2025 | 17:29

Qyteti i Korçës dhe rrethinat e saj janë të preferuara në çdo stinë, por gjatë festave të fundvitit gjetja e një dhome për tu akomoduar kthehet në mision të pamundur. Kjo situatë krijohet për faktin se kërkesat janë maksimale.

“Vetëm përgjatë 10 ditëve të fundit të 2024, në qytetin e Korçës dhe fshatrat turistikë të Boboshticës, Dardhës e Voskopojës janë harxhuar minimalisht 2.5 milionë euro. Gjithashtu operatorët turistikë, për shkak të fluksit të vizitorëve kanë shtuar kapacitetet akomoduese.”

Fatmir Ceci, specialist i ekonomisë shprehet se duke marrë një përllogaritje minimale për një person, rezulton që brenda 10 ditëve të jenë harxhuar mbi 2.5 milion euro.

“Gjatë fundvitit dihet që Korça ka fluks të turistëve. Sipas llogaritjeve, të paktën në 10 ditë, me 4000 shtretër që ka Korça Plus për një individ marrim 50 euro, kanë hyrë 2 milion euro, por duke llogaritur restorantet, blerjet, shkon deri në 2.5 milion euro. Faktikisht, flasim për shifra reale një individ në Korçë me fjetje ushqim, harxhon 5 mijë lek të reja”,- tha Fatmir Ceci, ekonomist.

Ceci shton se numri i vizitorëve në Korçë është në trend rritës, çka ka detyruar operatorët turistikë kryesisht atyre të hoteleve të shtojnë numrin e dhomave dhe të shtretërve.

“Korça ka një trend dhe shtim të akomodimeve, në përgjithësi kjo sasi e madhe e investimeve ka sjellë e ne cilësi e ne rritjen e numrit të turistëve por korçarët janë të kujdesshëm në çmime. Mbajnë çmime të arsyeshme, kjo ka sjellë që Korça ta ketë “boom” të vizitorëve”,-tha ekonomisti.

Shifrat zyrtare nga ana e bashkisë së Korçës tregojnë se ky qytet dhe fshatrat turistikë gjatë vitit 2024 janë vizituar nga mbi gjysmë milioni turistë, shifër që pritet të jetë më e lartë këtë vit, për shkak të zhvillimeve në infrastrukturë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026