“Iluzione bashkëshortore” në ArtTurbina, “Dhelprat e vogla” në Teatrin e Metropolit

21 Janar 2025 | 16:29

Kjo javë do të ketë një sërë ngjarjesh artistike nëpër teatro, salla galerish e institucione të tjera kulturore.

Teatri Kombëtar do të shfaqë në ArTurbina, duke filluar prej datës 23 janar, komedinë “Iluzione bashkëshortore”, shkruar nga Eric Assous, me regji të Artan Imamit.

“Iluzione bashkëshortore” vjen me interpretimin e aktorëve Indrit Çobani, Andia Xhunga dhe Donald Shehu. Vepra e Assous është përkthyer nga Anxhela Çikopano dhe do të shfaqet në datat: 23, 24, 25, 26 janar.

Ndërkohë Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” trajton të tjera problematika bashkëshortore, me veprën “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, shkruar nga Valentin Krosnogorov, me regji të të mirënjohurit Milto Kutali. Shfaqja do të vihet në skenë më 24, 25 dhe 26 janar nga aktorët Rafael Hoxhaj dhe Ilirda Bejleri.

Në Teatrin e Metropolit do të shfaqet “Dhelprat e vogla” nga Lillian Hellman, me regji të Spiro Dunit. Vepra mishëron një ndjenjë të ndritur të shpresës dhe moralit në një botë të mbushur me lakmi dhe manipulim. Në “Dhelprat e vogla” interpretojnë: Rozi Kostani, Sokol Angjeli, Albano Prodani, Xhino Musollari, Klea Konomi, Xhulia Musagalliu, Roerd Toçe, Erin Kujofsa, Natasha Sela, Kastriot Ramollari.

Sakaq, TKOBAP përgatitet për koncertin e datës 25 janar, me titull “Trëndafilin kur ta dhashë”, ku do të interpretojnë solistët, orkestrina, grupi koral dhe grupi i valleve të Ansamblit Popullor.

Do të jetë një udhëtim muzikor nga Veriu, Shqipëria e Mesme e deri në Jug, ku do të pasqyrohet pasuria kulturore, magjia e këngës shqipe dhe bukuria e valleve tona tradicionale.

Ndërkohë në Galerinë e Artit Tiranë vazhdon ende ekspozita “Një rrugëtim mbi artin hyjnor”, me 39 vepra ikonografike. Ekspozita do të mbyllet këtë javë (24 janar).

Në Galerinë FAB janë ende të ekspozuara veprat e piktorit Besim Tula. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të janarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026