Endrit Shabani dhe Arben Skënderi tregojnë se cila parti “fiton” më 25 prill
Kryetari i Nismës “Thurje”, Endrit Shabani theksoi se më 25 prill asnjëra prej palëve nuk do të ketë numrat për të formuar e vetme qeverinë e re.
I pranishëm në studion e “Ilva Now”, z. Shabani është i mendimit se asnjëra nga partitë nuk do arrijë të marrë 70 mandate.
“Unë shpesh kam edhe atë pjesën e analistit politik, se më vjen ajo se e kam bërë shumë kohë. Unë jam i bindur se asnjë parti nuk do ketë 70 mandate. Pra, cilado palë do të qeveris me një koalicion. Votuesi sot nuk po zgjedh qeverinë, në Shqipëri njerëzit po zgjedhin përfaqësuesin e tyre në parlament, se çfarë do të ndodhë pastaj në parlament është pjesë e dinamikave politika brenda të parlamentit”, tha ai.
Ai shprehet se do ketë “parti të dobëta” në parlament, të cilat do të kontribuojnë për fuqizimin e pluralizmit brenda parlamentit.
“Nuk do të dalë qeveria në mënyrë të qartë si në 2017, ku PS mori 74 mandate. Nuk do të fitojë asnjëra palë, por do fitojë fakti se do ketë pluralizëm në parlament. Do ketë parti të dobëta, të cilat do të detyrojnë, që dalëngadalë ne t’ia heqim pushtetin që ka një njeri i vetëm në Shqipëri, që është Edi Rama”, tha ai.
Kurse kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, thotë se për shkak të politikave të gabuara PS-ja do të renditet në kuotat e saj më të ulëta, ndërsa tek opozita problemin e sheh në bashkëpunimin mes PD-LSI.
“Unë mendoj se PS në situatën ku e ka katandisur vendin do bjerë në kuotat e veta më të këqija. Opozita e bashkuar ka një problem shumë të madh. Duke shkuar me LSI në këto zgjedhje, mendoj se nga ky krah do kenë probleme”, tha Skënderi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arben Skënderi: Partitë e mëdha kanë polarizuar maksimalisht militantët e tyre
- Endrit Shabani: Një pjesë e mirë e qytetarëve besojnë se vendosin ndërkombëtarët kush qeveris
- Endri Shabani: Partitë e mëdha prodhojnë gjithçka, përveç entuziazmit
- Arben Skënderi: Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, qytetarët tashmë kanë alternativa
- Skënderi zbulon shqetësimin e PS dhe PD: Tmerrohen nga hyrja e alternativave në Parlament
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta