Endrit Shabani tregon dy mënyrat se si “Nisma Thurje” do t’i ushtrojë trysni qeverisë së ardhshme
Nëse “Nismës Thurje” do t’i besohet të përfaqësojë qytetarët në parlament, ajo do t’i ushtrojë trysni qeverisë duke nxitur transparencën dhe duke çuar përpara kauzat e qytetarëve.
Kështu u shpreh përballë pyetjes së studentes Mariana Koçeku në “Rinvote” në Euronews ALbania, kryetari i “Nismës Thurje” Endrit Shabani. Ai tha se falë qasjes së tyre politike qytetarët kanë mësuar se “Shqipëri mori 505 milionë euro për pandeminë, por qeveria përdori vetëm 106 milionë”. Shabani u shpreh se kjo qasje për të nxitur transparencën dhe nisma ligjore, do të vijohet në mënyrë që edhe qeveria e ardhshme të jetë në trysni.
“Do marrim kauza dhe çështje që mbështeten nga publiku dhe do t’i çojmë përpara,” – u shpreh Shabani si qasje të dytë të “Nismës Thurje” duke marrë si shembull çështjen për “energji falas për familjet në nevojë”.
Përballë pyetjes së studentit Gevio Tabaku, se me cilën parti do të bënte koalicion Nisma Thurje nëse do të kishte deputetë në parlament dhe prej saj varet formimi i qeverisjes, Shabani u shpreh se “Nisma Thurje do të jetë në opozitë deri sa të ketë mundësi ta qeverisë ajo vendin”.
Gjatë emisionit Rinvote Shabani foli edhe për financimin e partive politike sidomos në fushatat elektorale. Ai tha se tashmë me ndryshimet në rrjetet sociale është e mundur që të kuptohet “kush financon kë”. Për këtë temë ai pretendoi se “janë krijuar faqe interneti që godasin palët kundërshtare ku janë harxhuar deri në 100 mijë euro për sponsorizime reklamash”.
Thënë këtë Shabani shpjegoi se “Nisma Thurje” është ndër të parat parti që ka aplikuar atë që ai e quajti si “bashkëpronësi”, kontributin e anëtarëve. Shabani tha se “Nisma Thurje” ka nisur fillimisht me grumbullimin e të financimit për fushatën me fushatë “online” me platformën “GoFundMe”. Ai u shpreh se kryesisht fushata ka qenë online me platformat e rrjeteve sociale ku ndiqen nga rreth 200 mijë përdorues Facebook, apo Instagram.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta