‘Ëndrra e babait e paplotësuar’, Rudina Hajdari: Edhe partia që themeloi im atë, u kthye në diktatoriale

8 Dhjetor 2020 | 15:26

Rudina Hajdari zgjodhi të protestonte sot përpara bustit të babait të saj, me pankartat që ngritën studentët 30 vite më parë, pikërisht në sheshin e Qytetit Studenti.

Hajdari tha se ëndrra e babait të saj nuk u plotësua, dhe Shqipëria sot është larg Europës.

“30 vite më parë, më 8 dhjetor 1990 në këtë shesh u ngritën studentët me në krye Azem Hajdarin për liri e demokraci. Në 1990 unë sha 3 vjeçe, sot jam 33 vjeç dhe nuk ndihem që ëndrra e atyre studentëve është plotësuar”, – tha deputetja.

Partitë politike, përfshirë edhe partia që babai i saj themeloi, sipas Rudina Hadarit janë kthyer në parti diktatoriale, që po i detyrojnë të rinjtë të braktisin çdo ditë vendin e tyre.

“Më pas në këtë vend erdhën pushtetarë të cilët instaluan parti që sot janë kthyer në miniparti diktatoriale, të cukat operojnë në mënyrë autokrtatike, duke pasur kryetarë që s’i kanë më ato vlera për të cilat këta shqiptarë u ngritën”, – u shpreh e bija e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Për këtë arsye ajo kërkoi që edhe një herë shqiptarët të bëhen bashkë për të sjellë ndryshimin që nuk erdhi plotësisht 30 vite më pare duke votuar partinë e re të krijuar prej saj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026