Energjia në treg të lirë, HEC-et e vegjël kërkojnë të shtyhet shpallja

25 Prill 2025 | 17:23

Shoqata Shqiptare për Energjinë e Rinovueshme i kërkon Entit Rregullator të Energjisë të pasqyrojë në draft marrëveshjen për blerjen e energjisë elektrike, ndërmjet Furnizuesit të Tregut të Lirë dhe prodhuesve që data për lajmërimin e daljes në tregun e lirë të jetë 30 nentori.

Konkretisht, HEC-et me kapacitet deri në 15 Megavat e shesin këtë energji pranë kompanisë publike 10 lekë/kwh, por nëse duan të dalin në treg të lirë mund ta bëjnë. Kjo do të thotë se duhet të lajmërojnë në kohë për këtë shkëputje dhe në rregulloren e re që po diskutohet afati i vendosur është 30 gushti.

“Marrja e vendimit në mes të vitit e bën vendimin e prodhuesve me përparësi për të dalë në treg të lirë mision të pamundur. Për këtë kërkojmë që kjo pikë të mos ndryshojë dhe të mbetet si datë për informimin e daljes në treg të lirë data 30 nëntor” thuhet në kërkesën e shoqatës.

Gjithashtu kjo e fundit nënvizon se prodhuesit me përparësi që kanë investuar në ndërtimin e hidrocentraleve janë te diskriminuar nga pikëpamja e sigurisë juridike të investimeve dhe kërkojnë që ERE të marrë në shqyrtim në mënyrë të veçantë këtë situatë ku investitorët që kanë rriskuar të parët, duke investuar në një fushë të re të trajtohen më keq se ata që kanë investuar më vonë.

Po kështu shoqata ka vlerësuar se afatet për të dërguar parashikimin e prodhimit për vitin pasardhës nuk duhet të ndryshojnë pasi kjo do të sillte një parashikim jo të saktë ndaj vlerësimi duhet të bëhet gjithashtu në fund të nëntorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026