“Ëngjëll Agaçi është në spital, në luftë me jetën”| Berisha-Ramës: Trego klinikën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku mes të tjerash komentoi dhe deklaratën e kryeministrit Rama se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Itali.
Berisha, kërkoi nga kryeministri që të nxjerrë spitalin, ose klinikën ku ka shkuar për t’u kuruar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Kryedemokrati pretendoi sërish se Agaçi ka shkuar në Romë, jo për të kryer ndërhrje kirurgjikale, por që t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për hetimet e nisura nga SPAK për të.
“Një nga personalitetet më të fuqishme të planetit, Papa Françesku ndodhet në spital dhe Selia e Shenjtë në respekt të besimtarëve katolikë dhe qytetarëve lëshon çdo ditë komunikata. Tani historiku i Ëngjëll Agaçit, ai ka një muaj që është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë foto në kafene. Po të ishte se ishte e vërtetë, ai tregon spitalin dhe klinikën. Po të pyes pak unë këtu Edi Ramën, o zotërote kur hoqe zorrën e qorre ç’të shtyu ty të botosh fotografi në ditët e para të operacionit. Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret por e nxore në publik dhe na mbajte dy javë rresht me zorrën qorre. Tani për Agaçin sekret spitali, sekret klinika”, tha Berisha.
Çfarë deklaroi kryeministri Rama?
Prej ditësh kënetë ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën e tij të mrekullueshme, familjen, të afërmit, miqtë e tij me ferman të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë një person në arrati nga drejtësia.
Ai shtoi: “Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes. Si pasojë e një bllokimi të arterieve koronare për të cilin u operua në zemër, pas operacionit, pati dalje të mushkërive nga funksioni, kjo imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar.
Ai vazhdon të jetë nen mbikëqyrjen e mjekëve italianë, për të rehabilituar mushkëritë e lënduara rëndë. E hatashme është se megjithëse Kryeministria ka bërë njoftim publik, i sëmuri që lufton jetën andej, është bërë mish për qoftet e klubeve të natës, ekran më ekran këtu vetëm e vetëm se u fut në gojën e “bufit të kënetës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit