Eno Bozdo: Ekonomia në vështirësi, eurobondi duhej të ishte marrë më shpejt
Shqipëria sapo ka emetuar një eurobond me vlerë 650 milionë euro me një afat maturimi prej 7 vitesh dhe me një interes 3.625%. Kryeministri, Edi Rama e ka cilësuar sukses dhe vlerësim për “librin e llogarive të shtetit” dhe se këto para do të shkojnë për të adresuar rimëkëmbjen ekonomike.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo thotë se, interesi është i lartë në krahasim e borxhin që ka marrë Serbia. Por sipas tij debati më i rëndësishëm është se ku do të shkojnë këto para. “Skenarë suksesi do të ishte një interes 2.7-2.8% Interesi 3.6% është mesatar dhe i ulët. Duhet të kishim dalë në kohë për borxhin dhe paratë duhet të ishin injektuar tashmë”, tha ai.
Albert Gajo, ekspert ekonomie, gjithashtu nuk e cilëson sukses, pasi interesat janë shumë të lartë dhe sipas tij do të ishte më mirë që këto para të merreshin në formën e borxhit të brendshëm pasi kështu ndihmohen investitorët shqiptarë. “Nuk mund ta quash sukses se Shqipëria i ka interesat shumë të larta. Do të gjykoja që këtë pjesë ta kishte futur në pjesën e borxhit të brendshëm pasi bankat kanë ende likuiditet”, u shpreh ai.
Sipas ish-zv. ministrit të Financave, qeveria nuk ka përcaktuar prioritete dhe situata ekonomike në vend është e rëndë në mungesë të një ndihme reale. “Situata në ekonominë shqiptare është realisht shumë e rëndë dhe asnjë plan për rimëkëmbjen nuk ekziston. Nuk mund të kemi katin e dytë kur nuk kemi katin e parë. Duhen paketa e tretë, e katër dhe e pestë. Kanë për të qenë muaj të vështirë për ekonominë tonë shtatori, tetori dhe nëntori. Nëse paratë nuk shkojnë aty ku duhet, e gjitha do të rëndojë mbi qytetarët”, shtoi Bozdo.
Eksperti, Albert Gajo në këtë kuadër shtoi se, nuk ka programe për rigjallërimin e shpejtë të ekonomisë. “Heqja e taksave për biznesin e vogël janë efekte minimaliste. Burimi i ekonomisë janë ndërmarrjet e mesme dhe të madha. Nuk ka strategji për ndërmarrjet që krijojnë rritje ekonomike”, tha ai.
Ish-zv. ministri i Financave deklaroi se programi i PD-së për ekonominë është thuajse i përfunduar por nevojitet të rishikohet për shkak të pandemisë dhe lëvizjeve në tregtinë botërore. “Plan i detajuar i ekonomisë do të prezantohet shumë shpejtë. Kriza të dëmton por ka edhe oportunitetin që të ofron”, përfundoi Bozdo.
Lexoni gjithashtu:
Eurobondi 650 mln euro, Rama: Lajm i mirë, u konfirmuam si vend i besueshëm
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër