Entuziazmi i Albinit, Bushati: Të humbasësh pa tentuar të blesh e korruptosh, është meritë e qeverisë
Analisti Andi Bushati, tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania tha se humbja e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e 17 tetorit pa tentuar të blejë vota apo të korruptojë është shenjë demokracie.
Sipas tij, nëse krahasohet me atë çfarë ndodh në Shqipëri, rezultati i zgjedhjeve për Vetëvendosjen edhe nëse mund të quhet humbje, është meritë e qeverisjes qendrore.
Teksa iu referua rastit të komunës së Skënderajt, ku forcat opozitare tentuan të mbrojnë apo të marrin me armë votën kur në qeveri është dikush tjetër, Bushati tha se kjo është përmasë e demokracisë.
“Albin Kurtin po e etiketojnë autoritarist, Hugo Chavez. dhe një të tillë që diku në Skënderaj ia marrin komandantët votat me kallashnikov, të dyja nuk qëndrojnë. Ose ky është më i dobët se një njeri që duhet të ushtronte ligjin, ose duhet të pranojmë se kemi ndryshuar konceptet e demokratit dhe diktatorit.
Të dalësh i pari, mund të bëjmë një mijë kritika, nuk do të thotë që ke dështuar, do të thotë se nuk ke asnjë alternativë fituese”, tha analisti Bushati.
Për analisti Baton Haxhiu, me humbjen në zgjedhjet lokale, autoriteti i Albin Kurtit ka rënie po aq sa edhe vota.
Kjo sipas tij, do ta bëjë shumë të vështirë për Albin Kurtin rrugën e tij në vendimet e rëndësihme për të cilën e zgjodhën më 14 shkurt, siç është dialogu me Serbinë.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë