Epidemia e shpopullimit në Evropën Qëndrore dhe Lindore

11 Shtator 2023 | 14:30

Euronews Perspective Show, nën moderimin e Euronews Albania, analizoi përmes një emisioni të titulluar “Shpopullimi”, ndikimin që ka ky fenomen në zonat ku ka një përhapje të gjerë.

Shpopullimi me fjalë të thjeshta është reduktimi i konsiderueshëm i popullsisë së një zone. Gjatë viteve të fundi ai është shndërruar në një nga dukuritë shoqërore më të fuqishme në botë. Normat e ulëta të lindshmërisë, migrimi i brendshëm dhe emigrimi i jashtëm janë forcat kryesore demografike që formëzojnë fillimin dhe ritmin e rënies së numrit të popullsisë në shumë vende, rajone dhe kontinente.

Euronews Albania së bashku me Euronews-in qendror në Lion, Euronews Bullgaria, Euronews Serbia, Euronews Romania dhe Euronews Georgia u përqëndruan në tendencat kryesore që e karakterizojnë fenomenin e shpopullimit në këto vende dhe më gjerë.

Nën moderimin e gazetarit të Euronews Albania, Franko Egro, rrjeti i televizioneve të Euroneës në shtetet e sipërpërmendura bëri një analizë të thellë të dukurisë së shpopullimit, përfshirë shkaqet dhe pasojat.

François Chignac – Menaxher editorial i filialeve të Euronews:

“Në një raport të fundit për rininë, numri i punonjësve që vijnë nga Afrika dhe që punojnë për shërbime të tjera kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar shkon në 1.82 deri në 3.3. Shifrat janë shumë të rëndësishme, por cili është problemi në Afrikë tani? Nëse kontrolloni parashikimin e Afrikës sub- sahariane, ne kemi nevojë për më shumë se 5.2 milion punonjës të tjerë, por ata do të kenë një hendek të vërtetë dhe do të kenë shumë probleme sepse gjithë këto infermierë, gjithë këta doktorë nga Nigeria do të jenë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë këta njerëz që nuk ikin nga Afrika për arsye ekonomike, do të kenë probleme me marrjen e shërbimeve”.

Marina Vashakmadze- Kryeredaktore në Euronews Georgia:

“Emigrimi për probleme brenda Gjeorgjisë, emigrimi i rinisë është problem i zakonshëm, por tani po flasim për emigrimin e popullatës femërore dhe sigurisht kjo është arsyeja e rënies së lindshmërisë”.

Andra Diakonescu- Kryeredaktore në Euronews Romania:

“Shtresat më të disfavorizuara, shkojnë jashtë shtetit për të pasur të ardhura më të mëdha. Është edhe popullata e mesme, që ka profesione shumë të mira por zgjedhin të shojnë të punojnë jashtë vendit sepse fitojnë shumë më shumë se në Rumani. Këtu e kam fjalën për mësuesit që shkojnë të bëhen dado, apo doktorët dhe infermierët që shkojnë të punojnë si të tillë. Kjo i ka bërë një dëm shumë të madh sistemit tonë”.

Bojan Brkic- Kryeredaktor në Euronews Serbia:

“Ka dy lloj emigrimesh që shohim në Serbi, kur serbët lëvizin nga vendi dhe shkojnë jashtë, zakonisht në Evropën perëndimore. Ka edhe migrim nga pjesa rurale e vendit kryesisht drejt qendrës së qytetit të Beogradit. Fshatrat janë të braktisur, jetesa rurale është përçarë, është shkatërruar, nuk ka gjasa që do të ripopullohet tani së shpejti”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026