“Epidemia e shtëpive të barit”, si e zaptuan shqiptarët tregun e drogës në Britani
DailyMail ka shkruar sërish për bandat shqiptare dhe narkotrafikantët që morën kontrollin e tregut të drogës në Britani.
Në artikull shkruhet se si burgjet po mbushen aq shpejt sa një pjesë të këtyre trafikantëve qeveria britanike e kthen në Shqipëri.
“Bandat nga shteti ballkanik tani ‘ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm’ mbi furnizimin me kokainë, zbulon një raport i Kombeve të Bashkuara, me kriminelë të dhunshëm që importojnë drogën nga homologët e tyre në kontinentin e Evropës përmes porteve në Anglinë juglindore,” – shkruan DailyMail.
Një gjykatës deklaroi se fermat e kanabisit që drejtoheshin nga rrjetet kriminale shqiptare kishin arritur ‘nivele epidemike’ dhe, sipas gjykimit të tij, ‘po ktheheshin në industri’.
Të ndihmuar nga aleancat me kartelet e drogës të Amerikës së Jugut, shqiptarët po e përforcojnë kontrollin e tyre duke përdorur një kombinim të frikës dhe dhunës vdekjeprurëse, ndërkohë që ekspozojnë në mediat sociale llojin e jetës që bëjnë.
Siç shkruan media britanike, rezulton se 80 emigrantë shqiptarë janë dënuar me gjithsej 130 vite burg gjatë katër muajve të parë të vitit. Krimet e tyre përfshinin vrasje, përdhunim, përdorim të armëve të zjarrit dhe rrëmbim.
Shkalla e valës së krimit po ushtron presion mbi burgjet, tashmë të tejmbushura, me qeverinë e detyruar të bëjë marrëveshje me Tiranën për të lejuar deportimin e kriminelëve përpara përfundimit të dënimit.
Megjithatë, disa të rinj shqiptarë po futen fshehurazi në Britaninë e Madhe dhe po bashkohen me bandat e drogës me qëllim që të dërgohen në burg, në mënyrë që të mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne dhe të fitojnë azil, shkruhet në artikull.
Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se vlen 2 miliardë paund me rreth 976,000 përdorues, ndërsa numri vjetor i vdekjeve të lidhura me kokainën është rritur shtatëfish në një dekadë dhe tani është 840.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge