Përplasja Britani-Greqi për skulpturat, Gazetari: Cili është roli i Erdogan
Gazetari Edmont Guri foli në lidhje me përplasjen mes Anglisë dhe Greqisë për skulpturat antike.
Në një intervsitë për Euronews Albania, ai theksoi se kryeministri i Anglisë Rishi Sunak i ka kërkuar homologut të tij grek Mitsotakis që të mos prononcohet përsa i përket çështjes të skulpturave.
Mes tjerash ai shtoi se në takimin mes tyre mund të ketë ndikuar dhe Turqia për hir të interesave të saj, duke qenë se një pjesë e skulpturave ndodhen në Turqi.
“Greqia ka pasur një nga pikat më kryesore të diplomacisë së saj, është kërkesa e kthimit të pjesëve të mbetura, të marra nga britanikët të skulpturave që është një pasuri e paçmuar për kombin grek. Sunak i ka kërkuar Mitsotakis që të mos prononcohet në këtë pjesë. Në këtë takim mund të ketë ndikuar dhe Turqia për hir të interesave të saj.
Ka një ligj në Angli që ndalon rikthimin e mermerëve të Partenonit, një kërkesë zyrtare e Greqisë së kahershme. Ka pas pretendime që skulpturat janë të rrëmbyera nga Greqia. Në momentin që u zbuluan anglezët i morën dhe më pas i kthyen në Angli. Kur është ndërtuar muzeu i ri kombëtar i Athinës që është një muze shembullor dhe i klasit bashkëhor, kërkesa e parë ka qenë të kthehen mermerët. Pretendimi i palës angleze ishte se nuk ka parametra sigurie për mermerët në Turqi. Edhe pse muzeu grek i plotësonte kriteret, kërkesa u refuzua nga Anglia”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë