Duhen vaksinuar edhe 500 mijë shqiptarë që të arrihet imuniteti kolektiv ndaj COVID-19, thotë epidemiologu

21 Shtator 2021 | 21:19

Epidemiologu Genc Sulçebe tha në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania se imunizimi i popullsisë në 73 për qind, siç rezulton nga raporti i fundit i Akademisë së Shkencave është i pamjaftueshëm.

Sipas tij me daljen në qarkullim të variantit ‘Delta’ të COVID-19 rregullat e lojës kanë ndryshuar dhe fasha e imunitetit duhet të rritet me të paktën 20 për qind, pra të shkojë deri në 90 për qind në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv.

“Duhet të rrisim fashën e imunizimit tek grupmosha nën 20 vjeç që është fare e pavaksinuar, duke arritur imunitetin kolektiv. Duhen vaksinuar me urgjencë gjysmë milionë shqiptarë të paimunizuar”, tha z. Sulçebe.

Ai sqaroi se raporti i Akademisë së shkencave ishte një raport paraprak që jep një fotografi të çastit, që synon të japë të dhëna praktike, jo shkencore.

“Zgjodhëm moshën 20-75 vjeç, që është mosha më aktive dhe më kollaj për t’u fotografuar. Përfaqëson një përqindje të kësaj popullate. U mor një kampion popullate prej 1500 vetash, por rëndësi ka përzgjedhja, që të jetë sa më e rastësishme”, tha epidemiologu, teksa sqaroi se të dhënat përfshijnë 6 mujorin e parë të vitit 2021, para se të shfaqej varianti ‘Delta’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026