Dritan Ulqinaku: Studimi i Akademisë së Shkencave mbi COVID-19 mund të jetë nul

21 Shtator 2021 | 21:27

Sipas një studimi të bërë nga Akademia e Shkencave rreth COVID-19 në Shqipëri, rezulton se deri në muajin qershor, 73.3 për qind e shqiptarëve kanë qenë të imunizuar nga COVID-19.

Mirëpo kjo shifër duket e dyshimtë për nëndrejtorin e ISHP-së Dritan Ulqinaku, i cili thotë se ky studim mund të mos jetë gjithëpërfshirës.

“Si shpjegohen infektimet e larta kur supozohet se në qershor ka qenë imuniteti 73 për qind dhe sot presupozohet të ketë shkuar te 80 për qind, pasi ka pasur infektime dhe vaksinime?”, argumentoi z. Ulqinaku.

Ai tha se nuk e vë në diskutim anën e saktë teknike të studimit, mirëpo për të, nga një kampion prej 1500 individësh nga ku kanë dalë të dhënat e studimit, gjasat për përfundime të gabuara janë të mëdha.

“Ekziston mundësia që ky studim të jetë edhe nul”, tha Ulqinaku, i cili shtoi se nëse 80 për qind e popullsisë në vend do të ishte e imunizuar, atëherë shifrat e infektimeve të reja ditore nuk do të ishin aq të larta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026