Epokë e re për Gjermaninë, Biberaj: Sfidë për pasuesin e Merkel, zgjerimi dhe emigrantët

16 Janar 2021 | 17:41

Armin Laschet është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Konservatore Gjermane, CDU duke pasuar Angela Merkel. Ai pritet të jetë kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë në zgjedhje federale që pritet të zhvillohen në muajin shtator.

Ish-zv.presidenti e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj tha për Euronews Albania se Armin Lashet është pasues besnik i kancelares Merkel.

Ai beson se z. Lashet do të hapë në epokë të re, jo vetëm për CDU, por edhe për politikën gjermane.

“Gjykoj se kancelarja Merkel po mbyll një cikël të suksesshëm politik për të hapur pastaj një epokë të re për CDU dhe për politikën në Gjermani. Politikani i ri është pasuesi besnik i Angela Merkel. Është një politikan dhe ka një eksperiencë të gjatë. Lidhur me politikat e zgjerimit. Gjermania ka një qëndrim konstant dhe kjo nuk është një situatë e tanishme, por është një politikë që nga vitet ’90. Lidhur me refugjatët, mund të ketë edhe kritika, por gjithsesi kancelarja arriti të mbante kuotat politike”, tha ai. 

Teksa shton se politika mbi emigrantët kanë shtuar kritikat e brendshme në Gjermani, z. Biberaj thotë se pavarësisht kësaj, lideri i ri i CDU-së do t’u përmbahet me rigorozitet politikave makro.

“Por, mendoj se politikat makro do të jenë të njëjta”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026