Erdogan dhe Putin pritet të takohen në Kazakistan

11 Tetor 2022 | 14:13

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pritet të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, këtë javë.

Takimi do të zhvillohet në kuadër të një samiti rajonal që do të mbahet në Astana të Kazakistanit., shkruan Anadolu Agency.

Duke komentuar për mundësinë që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet midis Rusisë dhe Perëndimit, Lavrov tha se Moska ka vullnet që të dëgjojë çdo sugjerim, por theksoi se nuk mund të deklarohet se këto përpjekje mund të prodhojnë zgjidhje.

Lavrov deklaroi se Erdogan do ta ketë mundësinë që t’i paraqesë propozime presidentit rus, Vladimir Putin, kur dy liderët të takohen gjatë kësaj jave.

Turqia, që ka qëndruar neutrale përgjatë konfliktit në Ukrainë, ka raporte të mira me Moskën dhe Kievin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026