Erdogan kërkon edhe një mandat si president: Nëse fitoj, nuk kandidoj më
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet do të kërkonte edhe një mandat për herë të fundit vitin e ardhshëm, duke thënë se ishte koha për t’ua dorëzuar stafetën “të rinjve”.
Gjatë një fjalimi të shtunën në Samsun, një qytet në Turqinë veriore, Erdogan tha se “Shpresojmë, në vitin 2023, ne do të fillojmë ndërtimin e shekullit turk me forcën që do të marrim nga mbështetja e kombit tonë për herë të fundit në emër tonë”, shkruan Euronews.
“Ne do t’ua dorëzojmë këtë flamur të shenjtë të rinjve tanë”, shtoi ai.
Turqia do të mbajë zgjedhje mbarëkombëtare në vitin 2023.
Partia AKP e Erdoganit kërkon të qëndrojë në krye, pasi ka qenë në pushtet që nga viti 2003. Megjithatë, ata kanë marrë një goditje në sondazhe për shkak të trazirave të fundit ekonomike, të cilat nga ekspertët perceptohen si pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse