“Rublaxhinj, fantazma”, Bushati deklarata të forta ndaj Ramës: Si Erdogani

5 Dhjetor 2022 | 22:01

Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se akuzat e Ramës ndaj atyre që duan të prishin ‘festën’ e samitit në Tiranë me protestë janë të denja për diktaturat.

Sipas Bushatit deklarata e Ramës në emër që asaj që ai e quan prishje të stabilitetit ngjajnë me politikën e Erdoganit, i cili me gjitha stabilitetin e qeverisjes së tij 20-vjeçare është nxjerrë jashtë nga Evropa.

“Stabiliteti i përket diktaturave, stabiliteti ynë është për t’u sharë. Dhe në bazë të këtij themi që ‘ç’janë këta legena, këta rublaxhinj që do na prishin stabilitetin. Gjithë debati këto ditë ka qenë kush janë ca fantazma që duan të na prishin ditën  e festës sonë të madhe. Në këtë debat jemi, ndaj nuk është kryesorja stabiliteti, me stabilitet ka që në 2002 Erdogani në pushtet, por e nxorën jashtë nga Evropa se kanë të tjera vlera ato vende që mblidhen në samit nesër këtu dhe jo stabilitetin”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026