Protesta e opozitës më 6 dhjetor do të shfrytëzohet nga Edi Rama, thotë Mëhilli
Moderatorja Erla Mëhilli tha në një intervistë për Euronews Albania se protesta e opozitës më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë për samitin, do t’i shërbejë Edi Ramës.
“Kam përshtypjen se Edi Rama duke njohur dhe retorikën e tij do ta përdorë këtë protestë për t’u kujtuar ndërkombëtarëve se kush po e bën këtë protestë, ja Sali Bersha, non grata, po bën protestën. Unë shpresoj vetëm që protesta të jetë paqësore dhe mos t’i kthehet në një bumerang opozitës,” – u shpreh Mëhilli.
Sipas saj incidente nuk do të ketë sepse as nuk është në interesin e opozitës. Mëhilli tha se përveç institucioneve që u takon të kenë në kontroll protestën, barra për çfarëdolloj incidenti i bie organizatorit drejtpërdrejtë, pra Sali Berishës.
Mëhilli shtoi se dyshon që do të ketë një numër të lartë protestuesish.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)