Erdogan: Nuk do të përfshihemi në luftën që ka të bëjë me mbijetesën politike të Netanyahut
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit në Ankara ka folur lidhur me zhvillimet rajonale dhe ndikimit të luftës në Lindjen e Mesme në ekonominë globale.
Presidenti turk theksoi se vendi i tij mbetet i përkushtuar për të shmangur përfshirjen në konflikt, duke vënë në dukje se në asnjë moment në historinë e tyre nuk kanë rënë në kurthe dhe nuk do ta bëjnë këtë as sot. Sipas tij kjo është një luftë mbijetese politike për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe se e gjithë bota po vuan pasojat.
“Ankaraja po e menaxhon krizën me qetësi, kujdes dhe respekt për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha ai duke nënvizuar se vendi është i vendosur të qëndrojë jashtë këtij rrethi zjarri.
Erdogan argumentoi se kjo është një luftë izraelite dhe kostoja mbahet nga i gjithë bashkësia ndërkombëtare. Sipas tij, konflikti ka pasur një ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale, duke vënë në dukje se rritja e çmimeve të energjisë ka rritur presionin mbi tregjet.
Ai tha se çmimi i naftës Brent është rritur me 40% që nga 28 shkurti, gjë që ka bërë që disa vende të marrin masa kufizuese, të tilla si ulja e konsumit të karburantit dhe zbatimi i rregulloreve të veçanta.
Presidenti turk përsëriti se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë iniciativa për t’i dhënë fund konfliktit, duke nënvizuar nevojën për të rinisur procesin diplomatik.
“Kjo luftë duhet të përfundojë pa shkatërrime dhe gjakderdhje të mëtejshme”, tha ai, duke shtuar se përpjekjet për një zgjidhje politike nuk duhet të lejohen të minohen.
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura