Erdogan ofron ndërmjetësim për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Iranit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e sapozgjedhur të Iranit, Masoud Pezeshkian, në lidhje me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.
Sipas deklaratës së publikuar nga Kryesia e Komunikimit të Presidencës turke, biseda u fokusua te përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, si dhe te çështjet rajonale dhe globale me interes të përbashkët.
Gjatë komunikimit, presidenti turk tha se ka zhvilluar një sërë kontaktesh me liderë të tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar krizën aktuale, dhe theksoi se Turqia është e gatshme të marrë një rol lehtësues në drejtim të përfundimit të menjëhershëm të konfliktit dhe rikthimit të negociatave për programin bërthamor të Iranit.
Erdogan nënvizoi gjithashtu rëndësinë që Turqia i kushton ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, duke shprehur vullnetin për bashkëpunim diplomatik në përballimin e sfidave të përbashkëta.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës