Erdogan: Po bëjmë përpjekje intensive për të shmangur përhapjen e luftës Izrael-Iran

23 Qershor 2025 | 15:25

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij është angazhuar me përpjekje intensive për të parandaluar përkeqësimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke paralajmëruar rrezikun e një “katastrofe më të madhe” në rajon.

Duke folur gjatë një aktiviteti të sindikatave në Ankara, kreu i shtetit turk theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal dhe dënimit të çdo sulmi që shkel sovranitetin e shteteve.

“Turqia bën përpjekje intensive për të parandaluar që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër Iranit të shndërrohen në një katastrofë më të madhe”, u shpreh Erdogan, sipas agjencisë Anadolu.

Ai shtoi më tej: “Nuk i aprovojmë kurrë sulmet kundër sovranitetit të Iranit, sigurisë së rajonit, pavarësisht se nga vijnë ato, dhe ne shprehim qartë reagimin tonë.”

Deklarata e presidentit turk vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas shkëmbimeve të fundit ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, duke ngjallur shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në nivel rajonal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026