Erdogan pranon ofertën e Putin: I gatshëm të ndërtoj një qendër gazi në Turqi

20 Tetor 2022 | 14:03

Presidenti Erdogan mbështet idenë e homologut rus Putin për të ndërtuar një qendër gazi në Turqi.

Një ide të tillë shefi i Kremlinit e propozoi pak ditë më parë.

Sipas tij, çështja bazohet në mundësinë e ndërtimit të një sistemi tjetër gazsjellësi dhe krijimit të një qendre në Turqi e cila do të furnizojë vendet e treta, para së gjithash vendet evropiane, nëse ato janë të interesuara.

“Në takimin e fundit, ne ramë dakord me Putin. Dhe ne do të krijojmë një qendër shpërndarjeje te gazit  që vjen nga Rusia. Ai ja shpjegoi botës me fjalët e tij duke theksuar se Europa mund të furnizohet me gaz natyral nga Turqia”, u shpreh Erdogan.

Sipas liderit turk, qendra planifikohet të ndërtohet sa më shpejt. Vendi më i përshtatshëm është rajoni i Trakës në pjesën europiane të Turqisë, ku shtrihet një degë e gazsjellësit ‘Turkish strem’.

Kreu i Gazprom, Alexei Miller nuk përjashtoi mundësinë që të gjitha vëllimet e humbura të transferohen në qendrën turke, sasi e dërguar më parë në Evropë përmes tubacioneve të sistemit Nord Stream.

Në të njëjtën kohë, vëzhguesit vërejnë se problemi kryesor me këtë projekt është mungesa e garancisë për pjesëmarrjen e blerësve evropianë pasi refuzojnë gazin rus. Më herët Ankaraja dhe Stambolli u vizituan nga Ndihmës Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Elizabeth Rosenberg.

Delegacioni amerikan ka diskutuar me homologët turq respektimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar të bindë Ankaranë që të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Moskës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro

Egjipti pritet të marrë 1.5 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në ditët në vijim, i pari nga dy këste të mbetura të një pakete ndihme...
14:49 | 04/07/2026

Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor

Tre palestinezë janë plagosur nga plumba metalikë të veshur me gome të qëlluar nga forcat izraelite në një fshat në veriperëndim të Ramallahut në Bregun...
14:37 | 04/07/2026

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra e zjarrit shkatërroi më shumë...
13:52 | 04/07/2026