Erdogan shpall datën, zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj, një muaj më herët se sa ishte planifikuar.
Zyra e presidentit publikoi sot një video të Erdoganit duke shpallur datën e zgjedhjeve gjatë një takimi me votuesit e rinj në provincën veriperëndimore të Bursës, mbrëmjen e së dielës, shkruan Reuters.
I jam mirënjohës Zotit që do të ecim krah për krah me ju, rininë tonë që voton për herë të parë, në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”, tha Erdogan.
Sondazhet e opinionit publik tregojnë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të jenë të afërta dhe do të përfaqësojnë testin më të madh për Erdoganin në 20 vitet e fundit.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë ishin caktuar për më 18 qershor, por Erdogan kishte sinjalizuar më herët se votimet mund të zhvilloheshin në një datë tjetër.
LEXONI GJITHASHTU
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse