Erdogan takim me liderët e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan do të diskutojë me liderët e Suedisë dhe Finlandës të martën, në lidhje me anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, shkruan Reuters.
“Do të ketë një samit në nivel liderësh me pjesëmarrjen e presidentit tonë në Madrid me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s”, tha ai.
Kalin u shpreh se Turqia dhe vendet nordike kishin rënë dakord kryesisht për çështjet që mbajnë pezull anëtarësimin e tyre në aleancë.
Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bërë pjesë e NATO-s, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Por Turqia ka deklaruar se nuk e mbështet anëtarësimin, pasi akuzon dy vendet nordike se strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Ky grup është konsideruar nga Turqia si një organizatë terroriste dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grushtit të shtetit të vitit 2016.
LEXONI GJITHASHTU
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse